Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot se Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi duhet të kalojë sa më shpejt, është interes i Kosovës dhe i fqinjëve të saj. Sipas tij, Kosova ka obligim të shënojë kufijtë e saj dhe nuk ka asnjë mundësi që t’i ndryshojë ata. Kemi nevojë që të njohim kufirin tonë me të gjitha vendet e rajonit, presim që të kemi shënjim të kufirit edhe me Republikën e Serbisë dhe njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga shteti serb, tha Veseli. Kryekuvendari bëri me dije se marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të futet në Kuvend në momentin që Qeveria ta procedojë atë. Ai e cilësoi demarkacionin me rëndësi nacionale, strategjike, politike, në dobi të qytetarëve dhe të shtetit tonë. (rel)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …