Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Besnik Restelica, nesër në orën 13.oo do të bëhen homazhe te varri i dëshmorit në Besianë, te xhamia e vjetër afër Motelit “Besiana”. 20 vite më parë UDB-a serbe kishte arrestuar Besnik Restelicën, dhe nga torturat më çnjerëzore që ushtroi ndaj tij ia morën jetën pa mëshirshëm. Besniku ishte besnik ndaj shokëve, besnik ndaj idealeve të tij dhe shokëve për Liri, dhe ashtu qëndroi deri në vdekje. Vrasja barbare e Besnikut në lokalet e Burgut të Prishtinës ishte shumë e dhembshme për Kosovën, shokët dhe për gjithë UÇK-në. Në përkujtim të dëshmorit Besnik Restelica pritet të marrin pjesë bashkëluftëtar të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë tjerë liridashës nga Llapi e më gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …