Në praninë e kolektivit të shkollës fillore “Emin Duraku”, në Shtime, u nderuan me mirënjohje për kontributin shumëvjeçar, të dhënë për arsimin e Komunës së Shtimes, mësimdhënësit: Mevlyde Iballi, Hysni Baftiu, Avdullah Krasniqi dhe Selatin Gashi, të cilët u pensionuan gjatë këtij viti shkollor.
Të pranishmëve, me një fjalë rasti, iu drejtua drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Hajrullah Ademaj, i cili ndër të tjera theksoi: “Ne të gjithë jemi rritur duke marrë edukatë dhe dije nga këta mësimdhënës të cilët edhe në kohët më të vështira për ne si popull ditën ta mbajnë gjallë arsimin shqip. U jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin që dhanë për arsimin në komunën e Shtimeds”.