Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka reaguar pas deklaratës se nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili dy ditë më parë tha se dështimi eventual i ratifikimit të demarkacionit do t’i atribuohet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Kuçi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë se PDK-së, në një përgjigje me anë të mesazhit ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi nuk është çështje personale e as partiake, por e konsensusit nacional, duke hequr kështu përgjegjësinë nga kryeparlamentari Veseli. Demarkacioni nuk i takon vetëm një partie politike, por është çështje e konsensusit nacional, për të arritur këtë duhet të punohet qe të arrijmë një konsensus të tillë”, ka thënë Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …