Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, përmes zëdhënësit Tomor Qela konfirmuan përmes një konference për ditën e sotme si të fundit për konsultime lidhur me raportin për matjen e territorit. Qela tha se ata ftojnë të gjithë personat që kanë kundërshtuar këtë proces që të vijnë në sallën e qeverisë ku janë ekspozuar materialet dhe ta nxjerrin një përfundim. Sipas tij, Komisioni ka pasur një shkallë absolute të transparencës. Ai tha se i tërë procesi është monitoruar nga përfaqësuesve të ambasadës së Amerikës, BE-së dhe KFOR-it. Komisioni edhe njëherë rikonfirmoi se territori i Kosovës është 10 mijë e 905.25 kilometra katror.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …