Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka deklaruar gazetës britanike “The Telegraph” se Ballkani rrezikohet nga ndikimi rus. Ai ka paralajmëruar se nëse administrata e kryetarit të ri të Shteteve të Bashkuara të Ameriksës, Donald Trump injoron rajonin e Ballkanit atëherë ky rajon do të bjerë nën ndikimin e Rusisë. Kryeministri, Edi Rama ka pyetur edhe nëse Bashkimi Evropian po bënë sa duhet për integrimin e Ballkanit në strukturat e saj dhe ka përkujtuar se Rusia në vazhdimësi po bënë përpjekje për ta shtrirë ndikimin e saj në Ballkan sikur ishte rasti muaj më parë me përpjekjen për komplot në Mal të Zi. Mos na braktisni dhe mos na lini të biem në duart e rusëve, ka porositur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …