Udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Jashar Dobraj, të premten është mbajte mbledhja e II-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar në pikën e dytë të rendit të ditës është bërë zëvendësimi i anëtares së Komitetit të Komuniteteve Xheve Belaj me kandidatin Jetmir Belaj, nga komuniteti Romë mbase ditë më parë anëtarja Xheve Belaj është ndarë nga jeta.
Kjo seancë është vazhduar më pikat e radhës të renditë të ditës të cilat ishin parapa për këtë mbledhje.
Nga drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj, u bë e ditur në këtë seancë, që së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e rrugës më katër korsi në qytetin e Deçanit dhe të hënën në ora 13:00 në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan mbahet debat më qytetar të cilët do të japin edhe mendimet e tyre për këtë projekt.
Mbledhja kishte këtë rend pune:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Zëvendësimi i anëtares së Komitetit të Komuniteteve, Xheve Belaj me kandidatin Jetmir Belaj, nga komuniteti Rom,
– Marrja e Vendimit për rritjen e të hyrave vet anakë në shumën prej 30,643.76 €, në buxhetin e vitit fiskal 2016,
– Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2016 në vitin 2017,
– Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt.31.03.2016, nr.01-8506, dhe marrja e vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Qendrës Informative për Turizëm në ngastrën nr.00564-0, sipërfaqja e kërkuar 3 ari.
– Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave,Tarifave dhe Gjobave Komunale,
– Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për vendosjen e trafos në Lagjen Ramosaj-Carrabreg i Ulët,
– Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar në pikën e dytë të rendit të ditës është bërë zëvendësimi i anëtares së Komitetit të Komuniteteve Xheve Belaj me kandidatin Jetmir Belaj, nga komuniteti Romë mbase ditë më parë anëtarja Xheve Belaj është ndarë nga jeta.
Kjo seancë është vazhduar më pikat e radhës të renditë të ditës të cilat ishin parapa.
Marrja e Vendimit për rritjen e të hyrave vetanake në shumën prej 30,643.76 €, në buxhetin e vitit fiskal 2016, pas dhënies së sqarimeve nga drejtoresha për Buxhet dhe Financa znj.Syzana Mustafaj, lidhur më ndarjen e mjeteve në vlerë prej 30,643.76 €, ku 15,000.00€ të ndahen për subvencione dhe 15,643.76€ për shpenzime komunali
Është vazhduar më piken e rendit të ditës lidhur më marrjen e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2016 në vitin 2017, ku shuma e të hyrave të bartura është 214,880.21€
Kategoria e Subvencioneve
-
Zyra e Kryetarit ….shuma prej 15,000.00€
-
Transfer ………….. 20,000.00€
Kategoria Komunali
-
Shërbime Publike Infrastrukturore rrugore ..shuma prej 15,643.76 €
Kategoria Kapitale
-
Zyra e kryetarit ishte planifikuar Ujësjellësi për fshatin Maznik shumë prej 30 mijë €
-
Infrastrukturë rrugore, rregullimi i varrezave të Dëshmorëve, shuma prej 20,000.00€
-
Infrastrukturë rrugore, ndërtim në rrugë lokale në Carrabreg shuma 16,794.76€
-
Kujdesi primar shëndetësor, shuma prej 15,000.00€
-
Administrata e arsimit, 10,000.00€
Kategoria Mallra dhe Shërbime
-
Arsim Fillor, shuma prej 45,001.57€
-
Buxhet dhe Financa, shuma prej 5,672.22€
-
Kujdesi primar shëndetësor, shuma prej 34.05€
Kategoria Mallra dhe Shërbime
-
Paga dhe mëditje ..shuma prej 21,733.85€.