Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, që do të mbahet nën përkujdesin e kryeministrit, Isa Mustafa. Ajo nga rezervat shtetërore ka ndarë 50 mijë euro për organizimin e këtij manifestimi. Ky këshill në përbërje do të këtë ministrin e FSK-së, Haki Demolli, ndërsa, anëtarë të tjerë do të jenë sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, përfaqësues nga komuna e Skenderajt, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme.
