Ish kryetari i Kroacisë, miku i mirënjohur i shqiptarëve, Stipe, Mesiq gjatë qëndrimit në Kosovës ka deklaruar se askush nuk pret më që në këtë pjesë të Evropës të ketë konflikte të armatosura. Kjo është pothuajse e pamundur. Arkitektura e hapësirës sonë ka përfunduar dhe nuk ka më asnjë ndryshim të kufijve. Nëse nuk mund të arrihet marrëveshje për mënyrën e demarkacionit me Malin e Zi, kjo çështje do të duhej të shkonte në Gjykatën e Arbitrazhit. Duke folur për Gjykatën Speciale, Stipe Mesiq ka thënë për “Zëri” se krimi është krim dhe gjykata duhet ta gjykojë në bazë të veprave të kryera dhe jo vetëm sipas kombësisë, ashtu sikur ka përcaktuar punën e vet Gjykata Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …