Në takimin e radhës të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në kuadër të Degës së PDK-së në Gjilan, u diskutua për gjendjen e përgjithshme në shëndetësinë e Gjilanit, për mungesën e kohëpaskohëshme të furnizimit me terapi dhe çështje të tjera që po e vështirësojnë shëndetësinë gjilanase. „Pas reagimit tonë lidhur me vonesën e pagave, nga tetori 2016, për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së, megjithatë, ndonëse jo të gjitha pagat, Komuna reflektoi me një pagë për këta punëtorë”, ka potencuar me këtë rast, dr. Enver Murtezi, kryetar i komisionit. Ndërkaq, nga ky takim, doli kërkesa për Komitetin për Shëndetësi, respektivisht, për anëtarët e PDK-së në këtë komitet, dhe për Grupin e Këshilltarëve të PDK në KK të Gjilanit, njëkohësisht, që duke marrë në konsideratë gjendjen e rënduar sociale, ta ngritin domosdonë e rritjes së vlerës së subvencioneve (tani është 130 €), për familjet e dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …