Komisionari evropian, Johannes Hahn, kërkon nga politika në Maqedoni të vlerësojë verdiktin e qytetarëve në referendum

Hahn pret që Gjorgje Ivanov ta mandatojë Zoran Zaevin, për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni

Komisari  evropian i Zgjerimit, Johannes Hahn pret që pas mbledhjes së 67 firmave të nevojshme, presidenti Gjorgje Ivanov të mandatojë udhëheqësin e LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni. “Ndryshimet në shoqëritë demokratike janë të natyrshme dhe duhet të përshëndeten kur vijnë si rezultat i zgjedhjeve të besuara”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë i BE-së, raporton Tch. “Pranimi dhe respektimi i rezultateve zgjedhore, si dhe e drejta e udhëheqësve për të tentuar krijimin e qeverisë është shenjë e demokracisë së shëndoshë. Pengesat dhe mosvlerësimi i përpjekjeve të tilla nuk kanë vend në një proces demokratik”, thekson Hahn. Sipas tij, për këtë arsye BE-ja pret nga të gjitha partitë që t’i respektojnë parimet dhe standardet demokratike, të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të kenë për qëllim mënyrën e bashkëpunimit në vend, e jo të nënvlerësojnë njëri-tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …