Duke i uruar 81-vjetorin e lindjes veprimtarit, Adem Demaçi, ish kryekuvendari Jakup Krasniqi ka shkruar se Demaçi po mbetet njëri nga shtyllat e rralla të lirisë e të pavarësisë sonë. Ka diçka hyjnore në personalitetin e Adem Demaçit! Hyjnore, dashuria e thjeshtësia e tij për kombin e atdheun, që ne vdekatarët edhe nuk e pamë ose nuk deshëm ta shohim e as ta shihnin! Ne e kishim shpëtimtarin Adem Demaçi në mesin tonë, dhe ai në momente kaloi pranë nesh krejt i pa vërejtur, ndërsa ne, bashkëkombësit e tij, shpirtin, jetën dhe perspektivën tonë e të fëmijëve ua lamë në duar të dyshimta! Adem Demaçi edhe në Ditëlindjen e 81 mbetet njëri nga shtyllat e rralla të lirisë e të Pavarësisë sonë! Paq shëndet o Bacë!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …