Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara diskuton sot raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë. Raporti përfshin periudhën kohore 16 tetor – 15 janar dhe, mes tjerash, thekson se angazhimi i Prishtinës dhe i Beogradit në avancimin e dialogut ka qenë i dobët dhe se humbja e kohës rrit rrezikun që të bllokohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve. Në raport përmendet edhe ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë. Raporti thotë se ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra të udhëheqësve politikë dhe publikut në Kosovë. Është ky raporti i parë për Kosovën i hartuar nga Guterres, i cili ka marrë detyrën më 1 janar. Më tej përmendet edhe provokimi i Serbisë me trenin, i cili mbante ngjyrat e flamurit serb dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …