Kjo javë përbën mundësinë e fundit të Kuvendit për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi

Pyetjet e deputetëve mbetën pa përgjigje, pasi mungoi kryeministri dhe shumica e ministrave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës shtruan një mori pyetjesh por, që shumica prej tyre nuk morën përgjigje meqë në seancë nuk ishin të pranishëm ministrat dhe kryeministri për t’iu përgjigjur pyetjeve. E vetmja ishte ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, që iu ka përgjigjur dy pyetjeve të Visar Ymerit dhe Lirie Kajtazit, derisa të tjerat mbetën pa përgjigje.  Disa prej deputetëve anuluan pyetjet për shkak të mungesës së ministrave dhe kryeministrit, e disa të tjerë edhe i parashtruan. Deputeti i Nismës  për Kosovën, Enver Hoti pyeti kryeministrin se sa zëvendësministra ka Qeveria e Kosovës. Derisa, Teuta Haxhiu e AAK-së, pyeti kryeministrin rreth dialogut me Serbinë dhe nëse kanë shtruar si temë çështjen e të pagjeturve. Pyetje të shumta pati edhe për ministrat që nuk ishin prezent në seancë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …