leoni

Begaj takoi humanistin gjerman Rudolf Broer

 

Në kuadër të qëndrimit të tij në Gjermani, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë ditës së hënë, është takuar me humanistin dhe biznesmenin e njohur gjerman, Rudolf Broer, i cili kohë më parë kishte dhënë disa donacione me rëndësi për Komunën e Malishevës, ndërsa ka premtuar se do të vazhdoj me përkrahjen e tij për popullatën e Malishevës.

Kryetari Begaj, edhe njëherë e ka falënderuar humanistin Broer për donacionet e sjella në Malishevë, ku përmes përkrahjes së tij, disa nga personat me aftësi të kufizuara lëvizin, sepse ka siguruar dhjetëra karroca për ta, ndërsa edhe personat në hemodializë, i kryejnë shërbimet e dializës, falë një kombi busi të dhuruar nga Rudofl Broer.

Nga ana tjetër, humanisti Broer, gjatë bisedës me kryetarin Begaj, ka premtuar se do të angazhohet përsëri për Malishevas, në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, duke dhënë donacione në këto fusha.

Kryetari Begaj, gjatë ditës është takuar edhe me zyrtarë të komunave në Gjermani, në mesin e tyre edhe me kryetarin e Komunës së Sundernit, Rahpl Brodel, i cili në fund të shtatorit të vitit të kaluar, kishte vizituar Malishevës, ndërsa bashkëpunimi me këtë komunë, vazhdon tash e disa vite me radhë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …