Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit, David Pressman ka shprehur edhe njëherë qartazi përkrahjen e Amerikës për Kosovën. Ai ka thënë se Kosova po zhvillohet çdo ditë e më shumë si shoqëri multietnike dhe forcë shtesë në Rajon, duke theksuar përkrahjen e SHBA-së që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Amerika mbështet Kosovën e cila po zhvillohet gjithnjë e më shumë si shoqëri multietnike dhe forcë shtesë në bashkëpunimin rajonal, do ta përkrahim Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për të shënuar progres në reformimin e gjyqësorit dhe për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”, u shpreh zyrtari amerikan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …