Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ia ka përkujtuar kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq se Kosova është e pavarur dhe është njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës. Çitaku duke folur për rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë, shpreson se shteti francez do të veprojë drejt dhe do ta lë të lirë liderin e AAK-së, meqë dy herë është shpallur i pafajshëm në Hagë. Kjo nuk është drejtësi, është përndjekje. Ambasadorja Çitaku ka përmendur edhe krimet e Serbisë të shkaktuara në Kosovë, duke thënë se në vitin 1999 vetëm në Gjakovë janë vrarë mbi 1900 qytetarë të Kosovës. Ajo theksoi edhe përkushtimin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Nuk do të flasim me Serbinë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës ka thënë zonja Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …