Më 28 shkurt të vitit 1998 pas luftimeve të një grupi të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër policisë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës, kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së: Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli. Serbët atë ditë, pas disfatës që pësuan në përballje me luftëtarët e UÇK-së, në shenj hakmarrjeje mizore iu kishin vërsulur popullatës së pambrojtur dhe kishin vrarë e masakruar 20 shqiptarë: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun, (shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.
Pamje të rënda +18
Video – Masakra në Likoshan dhe ÇirezPosted by Radio Kosova e Lire on Monday, February 27, 2017