Kryetari i Komunës se Deçanit, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, i ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit, veçanërisht ata të rajonit të Dukagjinit, që të votojnë kundër demarkacionit me Malin e Zi. Sipas tij, versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi dëmton territorin e vendit prandaj, duhet të rrëzohet. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Deçanit është shprehur i bindur se “koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Jam i bindur që deputetët nuk do ta miratojnë këtë demarkacion, dhe në këtë mënyrë demarkacioni nuk do të kalojë”, ka thënë Selmanaj. Sjellja e demarkacionit në këto rrethana në Kuvendin e Kosovës, sipas tij, nënkupton se Qeveria dëshiron ta shfrytëzojë mungesën e Haradinajt për ta kaluar këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …