Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili po merr pjesë në konferencën “angazhimi i shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” që po mbahet në Prishtinë, tha se Amerika do ta mbështesë Kosovën në luftimin e ekstremizmit. Delawie tha se nuk mund të dihen kurrë arsyet pse njerëzit lënë familjet e tyre dhe nisen drejt një bote të errët dhe të dhunshme të ekstremizmit. Sipas tij, familja, shoqëria dhe prijësit fetarë janë ata që kanë rolin kryesor në këtë luftë. Ai përmendi një nga faktorët, që ndërlidhet me papunësinë dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen. Krahas perspektivës për të ardhmen dhe zhvillimit ekonomik, Delawie tha se shoqëria duhet t’u sigurojë alternativa më të mira të rinjve, të zhvillojë debatin kritik, edukimin dhe t’i mbajë larg nga ideologjitë e errëta që mund t’u ofrohen atyre.“Duhet të punojmë bashkërisht për të ndërtuar një Kosovë transparente, të begatshme, gjithëpërfshirëse dhe pa korrupsion”, ka thënë Delawie.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …