Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj është takuar sot me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell. Ajo falënderoi ambasadorin O’Connell për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Britania për Kosovën në zhvillimin e vendit dhe përkrahjen në arenën ndërkombëtare, në veçanti gjatë negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe për të avancuar në tërësi agjendën evropiane. Ata diskutuan për zhvillimet në kuadër të procesit të Integrimit Evropian, zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalojnë institucionet dhe shoqëria e Kosovës me implementimin e MSA-së, proceset që ndërlidhen me agjendën evropiane, nga zhvillimi i politikave gjeostrategjike , zhvillimet në rajon dhe deri tek lëvizja e lirë e qytetarëve të vendit. Ambasadori O’Connell i konfirmoi ministres përkrahjen e fuqishme të Britanisë së madhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare, në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …