Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian sot ka miratuar sot një rezolutë për vendin tonë, në të cilën u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konstruktive dhe në frymë evropiane, pasi kanë mbetur pak hapa në rrugën për liberalizim të vizave. Kjo rezolutë u miratua me 40 vota për, 12 kundër dhe 5 abstenime. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka bërë të ditur se votimi i sotëm përsëri dërgon mesazh të fuqishëm se e ardhmja e Kosovës së pavarur qëndron në Bashkimin Evropian. “Dy standardet e mbetura duhet dhe mund të plotësohen së shpejti nga Kosova: ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe arritja e dënimeve për korrupsion dhe krim të organizuar të nivelit të lartë”, theksohet në faqen në internet të Parlamentit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …