Dega e AAK-së në Pejë vlerëson se mbajtja e ish kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë është veprim politik, që ndërlidhet me dërgimin në Kuvend të marrëveshjes për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi e cila Dukagjinit heqë 8,200 hektarë tokë të cilat me shekuj janë prona apo janë shfrytëzuar nga qytetarët e Rugovës, Podgurit dhe disa fshatrave të Deçanit. Kryesia e Degës ka konkluduar se zgjatja e pakuptueshme e ndalimit të kryetarit Ramush Haradinaj në Francë me akuza të Serbisë, ka arritur pikën e mosdurimit. Ajo u bën thirrje Deputetëve të Kosovës, sidomos atyre nga Dukagjini, që mos të bien pre e asnjë presioni, por të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të mbrojnë sovranitetin e Shtetit të tyre për të cilin e kanë mandatin si përfaqësues të popullit, thuhet mes tjerash në kumtesën e degës së AAK-së në Pejë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …