Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni vazhdon ta injorojë për herën e tretë Komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare. Ky komision kishte paraparë shqyrtimin e raportit të auditorit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, mirëpo për mungesën e ministrit Hyseni, komisioni kërkoi ta shtyjë këtë pikë të rendit të ditës derisa ministri Hyseni t’i përgjigjet ftesës. Kryetari i këtij Komisioni Faton Topalli, theksoi se mungesa e ministrit në vazhdimësi është një papërgjegjësi e ministrave ndaj obligimit që kanë për raportime në komisione parlamentare. Edhe pse Topalli kërkoi që të shqyrtohet raporti pa ministra, për këtë nuk gjeti përkrahjen e anëtarëve të tjerë të komisionit. Ai propozoi që të hiqet ky standard i komisionit që mos të mbetet obliguese vetëm ministrat të jenë prezent kur të shqyrtohen raportet e auditorit. Mirëpo, përveç Topallit shumica e anëtarëve ishin kundër heqjes së këtij standardi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …