Qeriqi: Kushtetuesja duhet të vendosë për veteranët brenda 9 ditësh

Qeriqi: Kushtetuesja duhet të vendosë për veteranët brenda 9 ditësh

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se deklarimi i kryeministrit Isa Mustafa se procesi i marrjes së vërtetimeve nga ana e veteranëve të përmbyllet brenda dy apo tre muajve është një lojë e radhës që mundohet t’i shmangë protestat e veteranëve. Ndërsa, ministri i punës, në mbledhjen e qeverisë, u ankua se po iu  munguakan  dy punëtorë që të punojnë në zyrën e veteranëve të UÇK-së, pranë qeverisë, për t’i pajisur veteranët me vërtetime. Qeriqi, përmes një postimi, tha se Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe 9 ditë për ta marrë vendimin lidhur me ndryshimet e fundit për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Këta qeveritarë, janë deklaruar se procesi i verifikimit do të përmbyllet për dy apo tre muaj, mirëpo po bëhen gati katër vite e ky proces nuk po arrin  të përmbyllet. Deklarimi i sotshëm i qeverisë është një lojë e radhës, sa për të përfituar kohë në këto momente kur qeveria po përballet me shumë probleme të tjera, të cilat mund ta tensionojnë situatën dhe në këtë mënyrë po mundohet që ti shmangë protestat e veteranëve. Gjatë këtij viti kam marrë shumë ankesa nga shumë veteran të UÇK-së, për padrejtësitë që po ju bëhen, për gjendjen e rënd shëndetësorë dhe ekonomike, jam munduar të marrë informacione nëpër institucione  pse po u bëhet kjo padrejtësi por, ka qenë e pamundur, sepse qeveritarët kanë qenë të mbyllur në këtë drejtim, ka deklaruar Qeriqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …