Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata në Colmar të Francës ka thënë se procesi ndaj tij është i padrejtë dhe jo ligjor. Ai tha se ky proces ndaj tij është plotësisht politik, ndërsa vendimi është turpërues. Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë. Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodhë është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet tu vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë, u shpreh Haradinaj para bashkatdhetarëve në Colmar të Francës. Seanca e radhës do të mbahet më 6 prill.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …