leoni

AAK: Shtyrja e vendimit paraqet përpjekje për mënjanimin politik të Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shtyrjen edhe për një muaj të vendimit ndaj Ramush Haradinajt, e ka quajtur vendim të palogjikshëm dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Përmes një njoftimi,  AAK-ja ka theksuar se dyshon që shtyrja e vendimit për  lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për mënjanimin politik të tij. Sipas tyre, është e habitshme se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë. Ne jemi të bindur se kryetati ynë do të lirohet, sepse të ashtuquajturat dëshmi të Serbisë kundër tij, janë trillime dhe shpifje ordinere dhe presim nga autoritetet franceze që mos ta vonojnë drejtësinë, shkruan në njoftimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …