Ramush Haradinaj pas luftës ka thënë se UÇK-ja në Dukagjin kishte 4000 deri 6000 ushtarë

OVL të UÇK-së në Dukagjin: I tërë procesi kundër Haradinajt, është pengmarrje politike

Seanca e sotme në Kolmar të Francës, e vërtetoi atë që ne e kemi thënë që në fillim të ndalimit të Komandantit të ZO të Dukagjinit dhe ish Kryeministrit Ramush Haradinaj. I tërë ky proces, mund të quhet thjeshtë një pengmarrje politike, e aspak punë e drejtësisë, në të cilën thirret vazhdimisht Franca e Evropa. Me këtë veprim, politika franceze dhe përkrahësit e tyre, po tentojnë destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit, për të realizuar agjendat e tyre. Ashtu sikur kur vendosi telat në urën e Mitrovicës, duke krijuar një problem që ende po e ngulfat Kosovën, edhe tani po e luan rolin e njëjtë, në bashkëpunim me po të njëjtat personazhe me të cilët bashkëpunonte ngushtë me 1999.

Mbajtja peng e Komandantit Haradinaj, po bëhet me qëllim që të merren vendime në dëm të Kosovës dhe popullit të saj. Kjo qeveri e shantazhuar dhe servile ndaj bashkësisë ndërkombëtare, pasi nuk po arrin të sigurojë mbështetjen as nga populli e as nga deputëtet për këto veprime të dëmshme, nuk po kursen asnjë metodë për të kërcnuar e shantazhuar ata që u vendosën në anën e interesit të vendit e popullit.

 Ne ju themi që të mos tentojnë të ndërmarrin vendime të cilat do të bartin pasoja edhe tek gjeneratat që vijnë, sepse Ramush Haradinaj edhe pse i ndaluar, ka ushtarët e vet në Kosovë, të gatshëm për mbrojtjen e çdo pëllëmbe të Atdheut, ashtu siç ishin të gatshëm çdo herë.

 Nëse Kosova ka ende aleatë ndërkombëtarë, të cilët nuk e dijm më se kush janë, ju bëjmë thirrje që të ndalin këtë padrejtësi dhe të ndikojnë në lirimin e Komandantit Ramush Haradinaj, për të cilin Kosova ka nevojë më shumë se kurrë.

Pejë  2. 3.2017

Degët e OVL të UÇK-së në Dukagjin

OVL UÇK Deçan – Abdyl Mushkolaj

OVL UÇK Pejë – Gazmend Syla

OVL UÇK Gjakovë – Sadri Hoxha

OVL UÇK Burim – Bekë Berisha

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …