Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se shtyrja e vendimit për lirimin e Ramush Haradinajt është padrejtësi në shumë rrafshe. Sipas Thaçit, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë. ”E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës dhe shteti serb po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare. Drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin. Ai e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij”, ka shkruar Thaçi.
