Përfaqësuesi i komunitetit Egjiptian të Kosovës, bashkë me një grup nga Partia Liberale Egjiptiane, kryesuar nga Valon Berisha deputet në Kuvendin e Kosovës, janë takuar dhe kanë biseduar me delegacionin nga Egjipti, i cili qëndroi për një vizitë në Kosovë. Me rastin e vizitës së delegacionit nga shteti i Egjiptit i përbërë nga ambasadori z. Mohamed El-Orabi- aktualisht deputet i parlamentit të Egjiptit dhe ish-Ministër i Jashtëm i Egjiptit si dhe z.Ahmed El-Muslimany- ish Këshilltar i Presidentit Adil Mensur në dy ditë të ndara përfaqësuesi i komunitetit Egjiptian të Kosovës bashkë me një grup nga Partia Liberale Egjiptiane falënderoi delegacionin e Egjiptit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Po ashtu egjiptianët e Kosovës kërkuam intensifikimin e raporteve dhe thellimin e marrëdhënieve zyrtare në mes të shtetit të Egjiptit dhe popullit ballkanik me origjinë etnike nga Egjipti.
Veton Berisha
Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane
Deputet i Kuvendit të Kosovës