Kryetari i vendit, Hahim Thaçi, e ka akuzuar kryetarin e Maqedonisë, George Ivanov për abuzim me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti. Ai tha se zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. “Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët atje janë popull shtet formues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit maqedonas. Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …