Në një kumtesë të OVL-UÇK-së për medie thuhet: Sikur jeni në dijeni, Ne drejtuesit e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, sot kemi hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe kemi kërkuar që të jetë në rend dite shqyrtimi i ligjit për Gjykatën Speciale, të cilën më herët e kemi kundërshtuar për shkak se është e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën. Pas bllokimit tonë dhe thirrjes që ua bëmë deputetëve që ishin në sallë por edhe atyre që e kishin bojkotuar, që ta fusin në rend dite këtë pikë, ata lëshuan sallën. Për ne, seancat e Kuvendit të Kosovës nuk kanë kuptim që të mbahen, pa u shqyrtuar kjo çështje me prioritet. Seancën e thirrur për të hënën, do të vazhdojmë që ta kundërshtojmë, në qoftë se nuk do të jetë në rend dite kjo pikë. Me këtë rast, ftojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të pozitës dhe opozitës, që ta marrin seriozisht këtë kërkesë tonën. Ftojmë Veteranët e Luftës së UÇK-së, që të na bashkohen me protestë para Kuvendit të Kosovës, të hënën me 6 mars 2017 prej orës 9:oo.
Prishtinë, më
Kryesia e OVL të UÇK-së
2 mars 2017
Hysni Gucati, Kryetar