Opozita Kuvend

Deputetët e AAK-së bojkotojnë Kuvendin e Kosovës deri më 6 prill 2017

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të bojkotojnë punimet e Kuvendit të Kosovës për shkak të mos lirimit nga Franca të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinajt. “Të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës; presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, grupi parlamentar i AAK-së merr vendim ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, deri më datë 6 prill 2017”, është thënë në njoftimin e AAK-së. Sipas këtij njoftimi, grupi parlamentar i AAK-së, i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt, e ka konsideruar padrejtësi në vete. “Deputetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në Rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletarrestimet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës. Ne deputetët e AAK-së, kemi vendosur për këtë masë, me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”, është thënë në këtë njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova, paraprakisht duhet të përparojë në dialog, për t’u anëtarësuar më pas në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Ambasadorja amerikane në NATO, Xhulianne Smith, shprehu dëshirën e Shteteve të Bashkuara që Kosova të …