Ali Ahmeti

Kriza e institucioneve në Maqedoni nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike, thotë Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, thotë se kriza institucionale që ka kapluar Maqedoninë, nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni sot është takuar me Përfaqësuesen e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për të cilën thotë se ka shprehur edhe një herë mbështetjen e BE-së për Maqedoninë. “Për 16 vite kemi punuar bashkë dhe çdo e arritur është e përbashkët me BE-në, NATO-n dhe SHBA-në. Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi partner të komunitetit ndërkombëtar. Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike”, ka shkruar Ahmeti.Zonja Mogherini shprehu vlerësim për rolin dhe qasjen tonë konstruktive në këtë krizë të rëndë duke theksuar që Bashkimi Evropian është pranë nesh në përpjekjet për ta zgjidhur krizën, ndërsa theksoi nevojën për të vijuar dialogun tonë”, ka shkruar më tej ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …