Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të reflektojë pas vendimit për mos dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë, Zoran Zaevit. Pas takimeve me liderët e partive politike Mogherini ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e BE-së për Maqedoninë dhe ka shtuar se pret që të ketë reflektime pas takimeve që ka pasur sot. “Kam pasur takime me liderët dhe takim shumë të gjatë me presidentin Ivanon dhe për këtë arsye u vonova”, tha në fillim të fjalimit të saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini. Ajo tha se është e rëndësishme që çdonjëri të respektojë shumicën parlamentare, pasi kjo është në pajtueshmëri me vlerat demokratike dhe të NATO. “Kërkoj nga presidenti të rishqyrtojë vendimin në interes të qytetarëve dhe në pajtueshmëri me kushtetutën e vendit dhe t’i japë mandatin partisë që ka siguruar shumicën parlamentare”, theksoi Mogherini gjatë fjalimit të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …