leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Demarkacioni dhe vizat!

… “Ata deputetë që nuk e votojnë demarkacionin s’kanë vend në parti!”- tha ditë më parë hiq më pak se kryeministri i Kosovës, zoti, Mustafa.

Po fatkeqësisht, zoti Mustafa mbanë ende të fshehur thellë në nëndijen e vet mënyrën e  sundimit klasik të ish kohëve moniste! Kohëve të ish diktatorëve të dikurshëm, si Tempo, Mugosha, Popoviq, Tito, Rankoviq etj. Që nënkuptonte se kush nuk mendon si unë/ne klasa politike në fuqi, është armiku im/ynë, është armiku i klasës!

Nuk është aspak morale, madje shumë e neveritshme që popullit tonë të vuajtur e zhuritur për liri, t’ia kujtoni ato kohë të egra zoti Kryeministër. Ato kohë të dikurshme të diferencimeve ideo-politike, pjesë e së cilave keni qenë edhe vet ju zoti Mustafa gjatë viteve ’81-ës. Po sikur tani, edhe atë botë, por në kushte tjera më të volitshme për z. Mustafa, natyrisht mbështetur nga forca e ish pushtuesit Serbo- Jugosllav, klasa politike vasale kërcënonte dhe diferenconte shqiptarët e Kosovës gjithandej se:

Kush është kundër bashkim-vëllazërimit dhe sistemit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë- është armiku ynë, është irredentist rrjedhimisht duhej diferencuar dhe dënuar! Këto shantazhe e stigamtizime kundër popullit tonë, vërtetë janë përdoruar nga figurat e hershme grabitqare të tokave tona, pa dyshim ndihmuar dhe mbështetur pa kursim edhe nga shumë figura shqiptare që atë kohë ishin vasal e shërbëtor të bindur të pushtuesit tanë më të lig që njeh historia e njerëzimit.

Atë botë edhe mund ta kam kuptuar se kemi të bëjmë me armiq, pushtues tanë dhe shërbëtorë të tyre. Sot, për mua është e pashpjegueshme; si ka mundësi që ish kuadrot e devotshme të LKJ-ës, sot të konvertuar në politikan e “atdhetarë të devotshëm”, të vendosin edhe më tej për Kosovën e dërmuar- tani gjoja në emër të liberalizimit të vizave, për t’i hequr Kosovës nga një copë toke si dikur në mbledhjen e Bujanit, atë të dytë të Prizrenit etj.

Për mua edhe më çoroditës është fakti, se njëjtë po vepron edhe PDK, por në mënyrë më të sofistikuar; me joshje e shantazhe për deputetët e vet, gjeneratë kjo e re në politikë e cila të gjitha këto shantazhe e shtypje, burgje e diferencime dikur i ka përjetuar e bartur mbi kurrizin e vet, pa dyshim së kanë pësuar edhe familjet e tyre!

Tani më duket e tepërt e ulët, dhe shumë naive për t’i kujtuar deputetët e Kuvendit të Kosovës së vota e sovranit i obligon ata, ta mbrojnë sovranitetit dhe integritetin e Kosovës. Kjo është detyra dhe obligimi që kanë marrë nga besimi i qytetarëve, dhe këtu nga ka rrugë të mesme!

Gjatë rrugëtimit tonë të dhembshme por krenare nëpër histori, për të bërë shtetin, ka pasur burra që kanë lënë kokën për tokën tonë të shenjtë. Sot sheshet, shkollat, rrugët dhe Institucionet tona mbajnë emrat e tyre me krenari. Nga ana tjetër, deri me sot nuk më ka rastisur të dëgjoj se ndonjë shesh, rrugë, Institucion etj. të mbaj emrin e ndonjë tradhtari si p.sh. E. P. Toptani, apo Rr. Morina etj

Për të qenë të sinqertë me qytetarët tanë, Qeveria e ka obligim të shpjegoj atë që tha zonja Ulerike Lunaçek pas miratimit të raportit për Kosovën në Parlamentin Evropian, ajo tha:

… “Dy kërkesat e mbetura duhet të përmbushën sa më shpejt nga Kosova. 1). Ratifikimi i Demarkacionit dhe 2). Luftimi i korrupsioni dhe krimit të organizuar!” Pra, më së e qartë: nuk qenka vetëm ratifikimi i demarkacionit si i vetmi kusht për të marrë dritën jeshile për vizat, jo, qenka edhe një kusht tjetër siç është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar!

Të supozojmë se demarkacioni kaloj dhe prapë viza nuk ka, jo ngase Evropa po thotë fare qartë: Nuk ka viza pa luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe pikë!

Shtrohet pyetje: sa vite do zgjas luftimi i korrupsionit në Kosovë për të përfituar qytetarët tanë vizat, apo thënë më mirë lëvizjen e lirë?, madje a ka mundësi që të luftoj i korruptuari të korruptuarin, hajni- hajnin, i pa burri të pa burrin, intriganti- intrigantin, pushti- pushtin etj.

E gjithë kundërshtia në vazhdimësi, që ishte bërë nga opozita për të penguar formimi e Asociacionit të komunitetit pakicë serb, ishte pikërisht kjo, frika nga formimi i shtetit brenda shteti! kjo që tani po bëhet realitet e pranoi më në fund edhe zoti Demolli- Ministër i FSK-së. i cili tha:

“Pa votën e Listës serbe, nuk mund të bëjmë Ushtrinë e Kosovës, ngase ky komunitet mund të shfrytëzoj votën e dyfishtë për të penguar ndryshimet Kushtetuese!”- e pranoi por tani është tepër vonë. Në këtë vazhdë shkon edhe mbajtja peng e zotit Haradinaj, pa asnjë dyshim zoti Haradinaj po mbahet peng politik i instruksioneve të konjukturave të caktuara politike në nivel Evropian dhe Ballkanik.

Qeveria e Kosovën dhe koalicioni aktual, Kosovën e kanë futur në hipotekë të pakthyeshme, duhet të reflektojnë seriozisht, madje është e domosdoshme e krejt e natyrshëm rënia e saj- kjo rënie nuk është fundi i botës!

3.3 2017, Wisendangen

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …