Dr. Sabit Brokaj

Dr. Sabit Brokaj: Opozita nuk e ka mendjen te qeveria teknike, por te frika nga Vetingu

Ish-ministri i Mbrojtjes në Shqipëri gjatë kohës së luftës në Kosovë, doktor Sabit Brokaj në një intervistë për gazetën “Dita”, i pyetur për protestën e PD-së thotë se, “opozita nuk besoj se e ka mendjen tek qeveria teknike, që këmbëngul se do të na garantuaka zgjedhje të lira e të ndershme, por e ka mendjen te Vetingu.  Basha është dora e Berishës dhe interesat antishqiptare në përpjekjen e dëshpëruar për destabilizimin e vendit. Tkurrja e PD-së dhe pamundësia për të shkaktuar trazira të reja dhe destabilitet.  Brokaj bën thirrje për vigjilencë sepse  “Berisha krijon krime dhe situata trazirash sepse këtë kujtesë na e dikton përvoja me këta persona të inkriminuar deri në fyt në këta 26 vjet. Si provokatorë deri në vrasje. Duam apo s’duam ne, vetingu do të bëhet. E ka kot Berisha dhe Basha që duan ta pengojnë. Kjo reformë është e pandalshme. Do bëhet si do çeçua. Dhe Çeçua ka biçak”  ka thënë mes tjerash doktor, Sabit  Brokaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …