Tryeza javore e koalicionit qeverisës diskutoi sot mbi agjendën e reformave dhe qëndrimin e opozitës parlamentare. Temat kryesore gjatë këtij takimi ishin, Reforma në Drejtësi, procesi i Veting-ut si hap i parë në zbatimin e saj, Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmëria për një proces zgjedhor me besueshmëri të lartë e transparencë të plotë. Koalicioni qeverisës është i gatshëm të zhvillojë dialog me opozitën për domosdoshmërinë e shtyrjes përpara të këtyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor. Liderët e koalicionit shprehën gatishmërinë për të biseduar me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend apo në çdo tryezë dialogu që është e dëshirueshme për opozitën.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …