Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikatë, ka njoftuar se Policia e Kosovës në kufi me Maqedoninë ka arrestuar deputeten Donika Kadaj-Bujupi . “Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëvendosje fton organet e drejtësisë që përndjekjen e deputetëve dhe aktivistëve të saj ta ndalojnë menjëherë.
