leoni

Në Vrellë të Istogut investohen 350 mijë euro për ndërtimin e Sallës së Sportit

Në kuadër të investimeve në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Istogut, me qëllim të realizimit të projektit kapital në vlerë prej 350 mijë euro për “Ndërtimin e Sallës së Sportit në Vrellë”. Ky projekt pritet të realizohet gjatë viteve 2017/18.

Ministri Kujtim Shala, tha se kjo përkrahje financiare për realizimin e këtij projekti bëhet me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të MKRS-së në fushën e sportit, ku hyn edhe përmirësimi i infrastrukturës, i cili është edhe një prej objektivave të Qeverisë së Kosovës. Ai po ashtu tha se realizimi i këtij projekti do të shërbejë në të mirë të qytetarëve të Istogut me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimit të kushteve për realizimin e aktiviteteve sportive.

Ndërkaq, kryetari i Istogut Haki Rugova, shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për Istogun. Ai tha se ndërtimi i Sallës së Sportit në Vrellë është shumë i dobishëm për banorët e sportistët e tërë Komunës së Istogut sepse atyre do t’u mundësohet të kenë hapësirat e nevojshme moderne për të kryer aktivitetet sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …