AKR-ja do ta mbështesë protestën e ditës së shtunë në mbështetje Ramush Haradinajt. Në Kumtesën e lëshuar me këtë rast Në vazhdën e këtyre padrejtësive të shumta që po i bëhen vendit është edhe mbajtja e z. Ramush Haradinaj në Francë dhe heshtja e institucioneve tona për këtë padrejtësi. Protesta e thirrur për ditën e shtunë, në ora 13.00, kundër mbajtjes së z. Haradinaj në Francë është plotësisht e drejtë, prandaj AKR-ja e mbështet si të tillë duke besuar fuqishëm se kjo do të jetë një protestë masive, paqësore dhe dinjitoze.
