Gjeneral brigade, Manushaqe Shehu, vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së

Gjeneral brigade, Manushaqe Shehu, vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqi, me stafin e tij pritën në takim një delegacion ushtarakësh  të kryesuar nga komandanti  Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Manushaqe Shehu. Gjeneral Cikaqi e njoftoi delegacionin nga Shqipëria lidhur me angazhimet e me misionin, detyrat dhe përgjegjësitë aktuale që ka Komanda e  Doktrinës dhe Stërvitjes me synimet e saj në të ardhmen si dhe me përgatitjet rreth fazës së transformimit. Gjithashtu gjatë takimit u bisedua për nevojat e bashkëpunimit në shumë fusha si dhe shkëmbimin e përvojave. Gjeneral brigade, Manushaqe Shehu,  gjatë fjalës  së saj tha se ndjehet shumë e lumtur me të arriturat e FSK-së, si në aspektin profesional ashtu edhe në aspektin e ngritjes së infrastrukturës së saj.  Ajo po ashtu premtoi mbështetje për KDS-në në të gjitha fushat në të cilat ka nevojë, si duke ofruar trajnime, kuadro të specializuara apo literaturë të nevojshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …