Partitë opozitare nuk kanë ndryshuar qëndrimin për demarkacionin as pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Frederika Mogerini. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se kufirin do ta vendosim aty ku është, që është vendosur që nga viti 1945 dhe më një marrëveshje të tillë askush nuk ka problem. Ne subjektet opozitare vazhdimisht kemi qenë të gatshme që të arrijmë një konsensus i cili do ta vendoste procesin e vijës kufitare, aty ky nuk do të cenohet integriteti territorial as i Kosovës dhe as i Malit të Zi. Ndërkohë, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka thënë se Mogherini ka kërkuar që të ratifikohet demarkacioni, por jo në këtë mënyrë dhe këtë version.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …