Sot në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë protestuan dhjetëra mijëra qytetar anekënd Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt i cili po mbahet padrejtësisht në Francë. Duke folur para masës protestuese, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj theksoi se kushdo që provon t’ia merr lirinë Kosovës do të përballet sikurse në vitin 1998-1999. Ai shtoi më tutje se Qeveria e ka rastin ta ndal dialogun, të mos e miratojë demarkacionin sepse do të përballen me kundërshtimin deri në frymën e fundit. Ndërkohë, para masës protestuese u paraqit edhe miku i dëshmuar i Kosovës dhe popullit shqiptar, Uiliam Uoker. Ai tha se nuk ka ardhur në protestë për të mbajt fjalim por për të thënë diçka nga zemra. Unë jam këtu që të shpreh sinqeritetin tim me Ramushin dhe me gjithë qytetarët nga gjithë Kosova. Haradinaj ka qenë mik i imi, është dhe do të jetë përgjithmonë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …