Edi Rama

Edi Rama: Me opozitën nuk kemi çfarë të negociojmë, por kemi çfarë të bisedojmë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se do të dialogojë me opozitën pa kushte, kurse në lidhje me kërkesën e PD-së për qeveri teknike, ai tha se është sovrani që ai vendos se kush është në pushtet e kush në opozitë. “Ne do diskutojmë çdo gjë. Opozita ka të drejtë të kërkojë qeveri teknike, hidraulike, inxhinierike. Ne kemi detyrën t’i dëgjojmë kërkesat e saj, por jo t’i plotësojmë. Është momenti që PD të mos përfitojë dhe keqpërdorojë faktin që ka 50% mundësi në ligjin për vettingun. Opozita ka detyrë të zbatojë Kushtetutën. Në çadër mund të qëndrojë sa ta shohë të arsyeshme për çështje të tjera, po jo për vettingun. Askush nuk mund ta ndalë dot vettingun”, është shprehur Rama.  “Me opozitën nuk kemi çfarë të negociojmë, por kemi çfarë të bisedojmë. Nëse opozita është vërtet e shqetësuar për zgjedhje të lira e standarde më shumë se kemi pasur në zgjedhjet e kaluara, është e mirëseardhur. Ne jemi gati të dëgjojmë dhe propozimet konkrete të saj”, tha Rama.  Deklarata e kryeministrit u dha pasi firmosi peticionin e shoqërisë civile, në mbështetje të ligjit të vettingut.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …