Në një njoftim të Zyrës së Kuvendit të Kosovës sqarohet se për shkak të aktiviteteve që zhvillohen për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, i paraparë për 6 mars, në pajtim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, është shtyrë për ditën e mërkurë, më 8 mars, duke filluar në orën 10:00.
