Hashim Thaçi Prekaz

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri homazhe edhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të Epopesë së UÇK-së, pas ceremonisë ushtarake të FSK-së ka bërë homazhe edhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz. “Në nderim të sakrificës madhore të familjes Jashari, bëra homazhe te varrezat e tyre, në Prekaz. Rrugët e Prekazit janë rrugët e lavdisë dhe heronjtë do të jetojnë përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar në llogarinë e tij presidenti Thaçi.  Fillimisht, kryetari, Hashim Thaçi si komandanti suprem i FSK-së dhe komandanti i kësaj force, Rrahman Rama kanë bërë revistë kuadrove të FSK-së.

Kryetari Hashim Thaçi ka thënë se epopeja e UÇK-së është ngjarja më heroike e qëndresës së popullit tonë për liri tash e 18 vjet. Para trupave të Forcës, presidenti edhe një herë tjetër është zotuar se FSK-ja do të transferohet në ushtri. Ai ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të marrë nismën për ndryshimin e Ligjit për FSK-në, që do të mundësojë shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, pa prekur ndryshimet kushtetuese. Thaçi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk paraqet kurrfarë pengese për këtë. Thaçi ka thënë se shtetet fqinje, të cilat kanë ushtrinë e tyre duhet ta kuptojnë transformimin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …