Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, gjatë homazheve te Kompleksi Memrorial “Adem Jashari” në Prekaz, ka thënë se gjaku i derdhur nga Familja Jashari, por edhe nga heronjtë e tjerë të Kosovës janë garancia më e madhe e shtetit tonë. “Plagët janë ende të freskëta, dhimbja po ashtu, por edhe krenaria dhe forca jonë. Komandanti legjendar Adem Jashari, familja e tij dhe heronjtë e kombit janë garanti më i madh i shteti tonë të pavarur dhe sovran. Kemi shumë punë për të bërë, por jemi të sigurt në besimin tek ky gjak i derdhur dhe tek kjo sakrificë, shtoi Veseli në prononcimin e tij të shkurtër.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …