AAK

AAK-ja do të thërrasë një debat në Kuvendin e Kosovës për Ramush Haradinajn

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bëri të ditur se do të thërrasë  një debat në Kuvendin  e Kosovës, me ç’ rast do të propozohet një rezolutë, për të cilën shpresojnë se do të votohet nga të gjithë deputetët, pa dallim. GP i AAK-së thekson se zhvillimet e fundit në relacion me Kosovën dhe brenda saj kanë ngritur shumë pikëpyetje e dilema. “Ndalimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj që nga data 4 janar i këtij viti është njëra nga këto zhvillime aspak në të mirë të Kosovës, rajonit dhe stabilitetit të tyre. Shfaqja e pakënaqësisë nga të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku ata jetojnë e veprojnë është dëshmi dhe do të duhej të ishte shtytje për institucionet e Kosovës që të jenë më këmbëngulëse në kërkesën që sa ma parë ish-kryeministri Haradinaj të lirohet dhe t’i kthehet Kosovës”, thuhet në komunikatën e GP të AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …