leoni

Sllovenia e Kosova me koncert të përbashkët kulturor

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilin diskutoi për organizimet e përbashkëta kulturore mes Kosovës e Sllovenisë, si dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Zëvendësministri Hoti e vlerësoi kontributin dhe bashkëpunimin që shteti slloven ka me Kosovën, dhe e çmoi konkretizimin e projekteve të përbashkëta kulturore. Ai shprehu gatishmërinë e MKRS-së për të promovuar vlerat kulturore të Kosovës përmes përkrahjes së organizimeve dhe nismave të ndryshme, që është edhe një prej politikave të ministrisë.

Ndërkaq, ambasadori slloven Majhen, e falënderoi zëvendësin Hoti për gatishmërinë e shprehur, që shkëmbimin e përvojave në aktivitetet dhe organizimet kulturore ta finalizojnë në projekte të përbashkëta konkrete. Ambasadori slloven e informoi zëvendësministrin Hotin për organizimin e një fushate kulturore e cila do të zhvillohet në fillim të muajit maj në shtetet e Evropës Juglindore ku përfshihet edhe Republika e Kosovës, si një rast për të transmetuar vlerat kulturore të rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Majhen, tha se në kuadër të kësaj fushate në Prishtinë do të mbahet një koncert, në të cilin artistë nga Sllovenia e Kosova do të performojnë bashkërisht.

Të dy u pajtuan për organizimin e një ngjarjeje të këtillë në Kosovë, e cila është një mundësi që të përçohen vlerat kulturore të vendit tonë dhe të bëhet një promovim edhe më i madh i Kosovës në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …